YouTube paguan sa here qe vendoset nje reklame perkrah videos tende. Ka shume variabla dhe arsye se kur YouTube vendos qe te vendos reklama perkrah videos tende, si psh Sa pelqehet, sa views ka, cfar audience e shikon etj(Sa me e pelqyeshme te jete video aq reklama me te mira/shtrenjta do vendos YouTube perkrah/para videos tende). Koeficienti dhe fitimi per 1Milion views eshte diku prej 300$ deri ne 1200$ (mund te jete 300$, 320$,350$, 500$ deri te 1200$) por kjo shume eshte e estimuar dhe nuk garantohet.
Sa me shume qe e ke audiencen jasht Kosoves dhe Shqiperise aq me shume paguhet. Mos harro qe kanali duhet te jete i monetizuar. Qe kanali juaj te monetizohet duhet ti arrij disa limite/kushte te vendosura nga YouTube. Ato jane : 1000 subscribers dhe 4000 or pune-shikim ne videot tuaja (watchtime). Ne momentin qe keto te dyja arrihen Ekipa e YouTube i don deri ne 30 dite kohe qe ta verifikoj kanalin se a i ka plotesuar kushtet dhe rregullat. Nese i ka plotsuar rregullat (si psh Copyright etj) atehere kanali monetizohet (fillon te prodhoj perfitime).
Perfitimet fillojne nga momenti qe aprovohet monetizimi dhe jo per viewsat qe kan kaluar kur kanali nuk ka qene i monetizuar.