Cka eshte publikim dhe cka eshte marketing? Spjegim i detajuar (Kur Fole ka shume fluks per publikim)

Ne kemi deshire shume qe te punojme me juve por ne si kompani i kemi disa rregulla. Njera nder to eshte:


Ne momentin qe ne si kompani kemi shume fluks apo kemi shume publikime dhe Artista qe duan te punojme me neve atehere ne detyrohemi qe ta ulim intenzitetin qe stafi jone te mos stresohet dhe qe te kemi mundesi me e dhene sherbimin tone me intenzitetin me te lart te mundshem, ne menyre qe mos ta ulim cilesine e sherbimit tone. Per kete arsye ne nuk mundemi te punojme per momentin me ju per kete publikim (por kjo nuk do te thot qe nuk do mundemi me punu per publikime te tjera ne te ardhmen. Perkundrazi ju jeni shume te miresardhur te na kontaktoni perseri per publikimin e rradhes).

Do te thot ne nuk mund te punojme momentalisht (per momentin) me ju per sherbimin e publikimit POR ne mund te punojme me ju per sherbimin e Marketingut.

Qe ta kuptosh me mire:

Cfare do te thote “Publikim dhe menagjim kanali”?

– Me e menagju ne kanalin tend te YouTube-it
– Me e publiku ne kengen tende (ne kanalin tend qe menagjohet nga ne ose ne kanalin tone)
– Me i mbrojt te Drejtat e Autorit
– Me e publiku ne kengen tende ne shitoret digjitale si Spotify, Apple Music, iTunes  dhe ne mbi 100 shitore tjera Digjitale
– Me e publiku ne kengen tende ne Instagramin dhe Facebook-in tone


(Dmth keto sherbime ne nuk mund ti ofrojme per juve momentalisht por ne mund te punojme me juve per sherbimin e Marketingut/Promocionit. Ne kemi shume pako qe mund te ju ndihmojne shume ne shperndarjen e kenges tuaj. Qe ta kuptosh se cka i bie te punojme per sherbimin e Marketingut te lutem vazhdo te lexosh me poshte dhe pastaj kontakto me stafin qe ti dergoj keto Pako)

Cfare do te thote te punojme ne pjesen e Marketingut/Promocionit?

– Do te thote: Me e vendos ne kengen tende ne playlista te ndryshme qe kenga juaj te mer ekspozim dhe te reklamohet kur njerzt ndegjojn playlista si psh „Hite Shqip“, “Albanian Hits” etj etj. Ne kemi mbi 100 Playlista ne YouTube dhe ne Spotify.
– Me e vendos ne kengen tende si suggested ne video te tjerve.
– Me e vendos ne kengen tende si reklame Skip Ads para videove te tjerve.
– Me e vendos ne kengen tende ne Homepage (ne faqe te pare) te YouTube-it.

Etj etj, ne kemi shume pako te ndryshme edhe per promocion ne Televizion, Radio, Portale, Spotify, etj etj.

Dmth kur stafi i Foles te ka thene qe ne mund te punojme vetem ne pjesen e Marketingut atehere do te thote:

Qe ne nuk do e publikojme kete projekt, i bie qe ta publikosh vet dhe ne te punojme vetem per sherbimin e Marketingut dhe Promocionit nese ju jeni te interesuar.

(Te lutem kontakto stafin qe ta spjegoj se si funksionon Marketingu dhe ti dergoj pakot tona te Marketingut qe munden te te ndihmojne shume ne shperndarje te kenges tende.)

Nese punojme vetem per sherbimin e Marketingut /Promocionit dhe nuk punojme ne pjesen e publikimit do te thote:

Kenga juaj nuk do te postohet te Instagrami jone apo Facebook-i jone apo ne kanalin tone te YouTube-it kesaj rradhe (per shkak te arsyeve qe ti kemi treguar me heret). Ne i postojme ne Instagramin tone vetem ata qe publikojne permes neve. Nese stafi i Foles te ka thene qe nuk mund te punojme per sherbimin e Publikimit atehere i bie qe deri sa te vij koha qe ne te punojme ne pjesen e publikimit, publikimin duhet ta besh vet dhe nese je i interesuar mundemi me punu vetem per sherbimin e Marketingut. Te lutem nese te intereson qe te punojme per kete sherbim kontakto stafin qe ta spjegoj se si funksionon Marketingu/Promocioni dhe ti dergoj pakot tona te Marketingut qe mund te te ndihmojne shume ne shperndarje dhe sukses te kenges.

Updated on September 14, 2021

Was this article helpful?