Si mund ti shoh fitimet e mia qe jane gjeneruar ne Spotify/Shitore Digjitale?

Shume klienta dhe njerez duke e ditur se si funksionon YouTube (me login dhe password) mendojne se Spotify dhe shitoret tjera digjitale e kane te njejten logjike dhe funksionojne njejt por nuk eshte keshtu.

Spotify dhe Shitoret tjera digjitale si Apple Music, iTunes etj funksionojne ne menyre tjeter prej YouTube-it, funksionojne ne kete menyre :

Ne si kompani jemi kompani distributive e licensuar prej Shitoreve Digjitale dhe partner i tyre official dhe kemi marrveshje me keto Shitore Digjitale qe ti dergojme kenget e Artisteve tane tek keto Shitore Digjitale dhe i themi atyre p.sh.:

“Kete kenge te ketij Artisti dergoje te ky profil i Artistit ne kete date dhe dite”. Dhe pastaj Spotify dhe Shitoret tjera digjitale na dergojne raportet dhe fitimet dhe ne ato raporte dhe fitime ja u percjellim juve. Dmth i bie qe as ne nuk kemi log-in dhe password dhe as Artisti por ne jemi distributor te licensuar, partner i tyre dhe kemi marrveshje qe t’i dergojme kenget e Artistit ne keto platforma.

Kur vjen koha per pagese, Spotify dhe Shitoret tjera Digjitale na dergojne pagesen dhe raportet dhe ne kete pagese dhe raportet ja u percjellim juve. Pagesa per Spotify dhe Shitore Digjitale behet per cdo muaj por ju duhet te plotesoni minimumin e grumbulluar qe eshte 50€ per te ja u derguar pagesen (shuma e grumbulluar duhet te jete 50€ Neto, qe i bie pasi qe hiqet perqindja jone apo thene ndryshe fitimi jone). Mos e keni merak se ne momentin qe arrihet kjo shume do te jemi vet ne ata qe do ju kontaktojme dhe qe do ja u dergojme pagesen juve se bashku me raportet e sakta dhe transparente. Vazhdoni te beni muzike te bukur dhe te tjerat na leni ne dore neve.

Updated on May 2, 2020

Was this article helpful?

Related Articles