A e ruani ju passwordin dhe e-mailin tim te YouTube-it?

Ju duhet ta ruani dhe siguroni passwordin dhe e-mailin tuaj te YouTube-it dhe pergjegjesine per e-mailin dhe passwordin tuaj duhet ta mbani vetem ju, sepse ne nuk e perdorim e-mailin tuaj qe te futemi ne kanal por i perdorim e-mailat tone, ju lutem lexoni me poshte per me shume detaje.

Nese kanalin e keni hapur ju :

Neve na nevojitet e-maili dhe passwordi juaj vetem per heren e pare kur hyjme ne kanalin e YouTube-it tuaj ne menyre qe ta shendrojme kanalin tuaj prej “Personal Account” ne “Brand Account” (Brand Account i bie kanal i menagjueshem prej disa personave, kjo procedure behet ne menyre qe ne ti qasemi kanalit tuaj prej e-mailave tone dhe ju prej e-mailit tuaj). Pasi qe ky proces perfundon (zakonisht brenda 2 diteve) ju sygjerojme me kembengulje qe ju ta nderroni passwordin tuaj per shkaqe sigurie. Pasi qe procesi perfundon ne nuk jemi pergjegjes per E-Mailin dhe Passwordin tuaj dhe pergjegjes per sigurine e e-mailit tuaj dhe passwordit tuaj jeni vetem ju pasi qe ne nuk futemi ne kanalin tuaj prej e-mailit dhe passwordit tuaj por prej e-mailave tone te punes. Perdorni nivele me te larta te sigurise duke perdorur “2 Step Verification“. Ne ja u mbrojme kanalin e YouTube-it por jo e-mailin tuaj sepse e-maili juaj eshte dicka personale dhe private dhe neve na nevojitet vetem nje here qe ti qasemi kanalit tuaj dhe pastaj nuk na nevojitet kshtu qe ju lutem ndrrojeni passwordin pasi qe ne kryejme pune.


Nese kanalin ja u kemi hapur ne :


Ju lutem na kontaktoni dhe na jepni e-mailin tuaj (qe e keni hapur ne Gmail) ne menyre qe te ju bejme pronar ne kanalin tuaj. Pasi qe ja u dergojme ftesen ju duhet ta pranoni ate duke u qasur ne e-mailin qe e keni pranuar prej neve ne Gmail-in tuaj dhe pastaj mund ti qaseni kanalit tuaj te YouTube-it permes e-mailit dhe passwordit tuaj. Ju lutem mbajeni sigurine e e-mailit tuaj ne nivele te larta duke perdorur “2 Step Verification” sepse ju jeni pergjegjesit e vetem te e-mailit tuaj per shkak qe ne nuk e aksesojme kanalin permes e-mailin tuaj por ne futemi ne kanalin tuaj permes e-mailave tone.

Updated on May 2, 2020

Was this article helpful?

Related Articles